Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

‘Ti je malok’: Luftë mes dy familjeve në Durrës

$
0
0

policia“Ti je malok”.

Kaq ka mjaftuar që dy familje në qytetin e Durrësit të përfshihen në një sherr të dhunshëm.

Lajmin e bën të ditur TV Klan.

Sipas raportimit, fyerjet krahinore kanë futur dy familje në sherr njëra me tjetrën, ndërsa ka shkaktuar edhe dy të plagosur. Në pranga ka përfunduar 21-vjeçari, Met Shtara, banues në Fermë të Sukthit.

Gjithashtu ka filluar edhe procedimi në gjendje të lirë për babain e të riut, 49-vjeçarin A. Shtara, si dhe xhaxhain 55-vjeçar A. Shtara.

Konflikti nisi në lokalin e fshatit, ku 55-vjeçari A. Shtara i ka thënë 53-vjeçarit K.L. “malok” (origjina e tyre veriore).

Burrat janë konfliktuar pas fyerjeve edhe fizikisht, ku është përfshirë edhe vëllai i 55-vjeçarit A. Shtara, (babai i Met Shtarës).

Për të marrë hakun e dajës, 27- vjeçari A.L (nipi i 53-vjeçarit K.L) ka shkruar në shtëpinë e familjes Shtara.

Në këtë moment konflikti ka marrë një tjetër përmasë.

Nga banesa ka dalë djali i familjes Shtara, 21-vjeçari Met.

Ai ka marrë një thikë dhe ka goditur në këmbë 27-vjeçarin A.L.

I plagosuri ndodhet në spitalin tajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles