E mbani mend Gjinin, djalin nga Gjirokastra që u arrestua ditë më parë, pasi u akuzua për seks me një vajzë 14-vjeçare? Por, sot Gjini në një prononcim për Jetaoshqef.al ka treguar më tepër detaje për këtë rast. Ai fillimisht thotë se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe që nuk e njeh vajzën.
“Pershendetje Jeta Osh Qef!! Jam Xh.Gjini nga Gjirokastra dhe doja te sqaroja opinionin publik ne lidhje me ngjarjen e djeshme! Ai lajm ishte i spekulluar nga mediat qe per fat te keq ne vend te mbroje qytetarin po e sulmon ate! Une as kam bere gje me vajzen as e njoh e as me njeh! U sqaruan muhabetet, ndodhi nje keqkuptim dhe une jam i lire ne shtepine time..!!! Faleminderit!”, thotë Gjini.
Për të patur më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, 19-vjeçari është pyetur më tej, ku ka theksuar se e njihte vajzën, ndose fillimisht e mohoi këtë, por nuk ka bërë gjë me të.
Nese kjo qe thoni ju eshte e vertete, atehere kush ju denoncoi?
Po mos te ishte e vertetë nuk do isha jashtë tani, por do isha ne burg
Po thoni qe nuk e njihni fare vajzen?
E njoh por nuk ishtë per mua denoncimi. Kam deklarata te vajzes dhe nenes saj qe nuk kanë gje me mua.
Po per ke ishte denoncimi?
“Unë ju jap deklaratat te gjitha. Ma ben për inat. Do ju lutesha qe ta publikoje kete lajm qe opinioni publik te sqarohet por dhe mua mos te me ngelet njolle e zeze per faj te medieve. Njerëzit e vajzes thonin nuk kemi gje me këte djalin keni keni u thonin e dimë ne.
Kush mund ta kete bere kete per inat?
Nje njeri ne polici.
Por, cfarë ndodhi me Gjinin, si u bë ai i “njohur”?
Gjini nga Gjirokastra u ndalua nga policia, pasi u akuzua se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. “19-vjeçari Xh.Gjini ka bërë seks me një 14-vjeçare me iniciale I.P. Akuza që rëndon ndaj Gjinit është ajo e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me një të mitur”’, ka qenë kjo deklarata e policisë. Janë të shumta rastet, kur djemtë kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitura, ndose me dëshirën e këtyre të fundit, por duke mos qenë të ndërgjegjshme për shkak të moshës, faji bie mbi personin e rritur, në rastin konkret mbi Gjinin.