Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja e Saimir Beqirit, me porosi. Pyeten 2 të dyshuar nga Peqini dhe 1 nga Cërriku

$
0
0
beqiriVrasja e Saimir Beqirit mund të jetë kryer me porosi.

Autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, ose persona që e kanë marrë përsipër ekzekutimin e tij, për shkak të miqësive me porositësit. Prokuroria e Elbasanit po heton në këtë pistë, për të zbuluar se kush e eliminoi atë mëngjesin të hënës, e për të arritur më pas tek personat që e porositën krimin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, ka dyshime të forta që vrasja të jetë bërë nga persona nga qytete afër Elbasanit.

Dy persona nga Peqini dhe një nga Cërriku janë marrë në pyetje për ngjarjen.

Lëvizjet e tyre gjatë ditëve të fundit janë bërë objekti i hetimit dhe verifikimit dhe me insititucione të tjera ligjzbatuese.

Hakmarrja është motivi kryesor, që mbetet në dosjen e hetimit. Dhe tre personat e marrë në pyetje mësohet se kanë lidhje të ngushta me fisin që është në hasmëri me familjen Beqiri.

Vëllai i Saimir Beqirit, Gentiani, që ishte dënuar për vrasjen e Sokol Çapes, u vra në vitin 2012, në banesën e tij, me pistoletë. Ndërsa babai i tyre humbi jetën nga dhuna e atentatorëve.

Saimir Beqiri u qëllua të hënën përpara një pike karburanti, me dy armë të ndryshme, nga një pistoletë me kalibër 9 mm dhe nga një automatik kallashanikov, me kalibër  7.65 mm.

Roja i karburantit është arrsetuar për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se i ka njohur autorët dhe nuk i tregon ata.

Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Harta e Kosoves


Klimaksi (menopauza) dhe ndryshimet në organizmin e femrës


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


martesa ne enderr


Flaka e Maleve - Sefkat Tepe pj.1 - Alsat-M


Te dergoj urime


Dhoma e qera 60 euro studenta


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Ja kush ka memorie më të fortë


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Apartament per shitje ne Plazh