Sajmir Tahiri u dënua me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës pasi u shpall fajtor për vjedhje të energjisë elektrike, por nuk bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, por një person me të njëjtin emër.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Sajmir Tahiri, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike, ose impulseve telefonike”, parashikuar nga Neni 137/1 të K. Penal, dhe dënimin e tij me gjashtë muaj burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Këtij personi i ulet masa e dënimit me 1/3-n, duke u dënuar përfundimisht me dy muaj, ndërsa duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës për një periudhë 18 mujore.