Policia ka asgjësuar 200 rrënjë kanabis, të kultivuara në një parcelë në Tropojë.
Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar, mbi lagjen Grac, në fshatin Shoshan.
Efektivët e policisë kanë arrestuar edhe kultivuesin e tyre, shtetasin 28-vjeçar Elez Dega.
Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës asgjësoi 568 bimë kanabis, 148 prej të cilave në Tepelenë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit./TCH