Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Dylbi, telekomanda, etj: Ja si i prodhonte minat shkodrani

$
0
0

minatNë vijim të operacionit të datës 26.03.2016, të koduar Porosia, ku Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të treshtetasve dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper, në vijim të hetimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme, Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

Nadir Sh., 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër , i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Armbajtje pa leje” dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Dylbi Snajperi, Telekomanda, Kartatelefoni, Dylbi, Aparat fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës, Usb, disa lloje kacavidash, disa lloje telefona celulare, Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë, Tela, si dhe disa llambushka të vogla. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128