Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Dështon arratisja e Taulant Tomës nga burgu i Belgjikës

$
0
0

toma

Ka dështuar tentativa e shqiptarit Taulant Toma, për tu arratisur nga burgu i Leuze En Hainaut, në Belgjikë.

32 –vjeçari, njohur si “mbreti i arratisjes”, u ndihmua edhe nga dy persona të tjerë në tentativën për t’u larguar nga qelia. Ata kishin mundur të depërtonin në rrethimin e parë të burgut rreth orës 20:00 të të dielës.

Pasi plani i tyre u zbulua policia arrestoi Tomën dhe një bashkëpunëtor të tij në një fshat pranë burgut. Për kapjen e tyre u përdorën helikopterë dhe mjete të tjera. njëri prej bashkëpunëtorëve arriti të largohej.

Taulant Toma konsiderohet si një kontigjent i rrezikshëm.  Në dhjetor të 2013 , ai u arratis nga burgu Lantin në Liege.  Në këtë arratisje 32-vjeçari u ndihmua nga disa të burgosur të tjerë, të cilët kishin formuar një shkallë njerëzore përmes së cilës shqiptari arriti të ngjitet në çatinë e burgut.

Asokohe Toma u ndihmua edhe nga tre bashkëpunëotrë të jashtëm. Pas një arratie të gjatë, ai u kap më 7 mars të 2015. Më herët Taulant Toma lishte ia kishte dalë të arratisej dy herë nga burgjet italiane.

Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles