Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë 6 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
1 shtetas për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
39 leje drejtimi të pezulluara, nga këto:
16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet.
21 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.
2 leje drejtimi te pezulluara për kalim të afatit.
47 drejtues mjetesh u dërguan në OASH.
12 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
U këshilluan 13 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.