Pjesët e mbetura të helikopterit që u rrëzua të mërkurën e javës së shkuar në liqenin e Shkodrës, janë nxjerrë sot nga Polumbarët e RENEA-s dhe Foracave të Armatosura.
Një ditë më parë u nxor nga liqeni edhe kamera regjistruese e helikopterit të ushtrisë EC 145.
Kjo pajisje, si dhe kutia e zezë do t’i nënshtrohen të hënën ekspertizës, në Prokurorinë e Shkodrës, në prani të specialistëve të “Eurocopter”, nga ku pritet të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë.
Helikopteri u rrëzua 5 ditë më parë në Grizhë të Malësisë së Madhe, kur humbën jetën edhe dy pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, si u plagos Gerald Baramuça.
FA: Bashkëpunim me Prokurorinë për shkaqet e rrëzimit
Përmes një deklarate për shtyp, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, konfirmoi nxjerrjen e mbetjeve të fundit të helikopterit të rrëzuar në liqenin e Shkodrës.