Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Durrës, kapen 50 kg Cannabis Sattiva, 3 në pranga, 2 në kërkim

$
0
0

Screenshot_6-19Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Gramëz”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre shtetasve:

  • Fran Caka 62 vjeç , banues në Gramëz, Krujë;
  • Artan Caka 37 vjeç , banues në Gramëz, Krujë;
  • Xhevalin Saka 40 vjeç, banues në Gramëz, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve, Xhevalin Saka dhe Fran Caka, si edhe në automjetin tip BMW me targa AA 563 JJ, në pronësi të shtetasit Artan Caka, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
  • një armë gjahu pa leje;
  • një gjerdan me 6 fishkekë;
  • mjeti tip BMW me targa AA 563 JJ dhe një motorçikletë;
  • 6 aparate telefoni celularë.

Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles