Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shqiptarja shantazh italianit: Më jep 100 mijë euro ose fotot tona i çova në polici

$
0
0

shqiptarjaNjë vajzë shqiptare pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një italian, i ka bërë atij presion me një gënjeshtër. Ajo e kërcënuar duke i thënë se ishte minorene dhe se fotot e tyre do të përfundonin në polici nëse ai nuk i jepte 100 mijë euro. Por, në të vërtetë Alba Bugjzi është 21 vjeçe dhe realisht nuk kishte asnjë foto me italianin duke bërë seks.

Shqiptarja, e cila punonte si prostitutë në Itali, pas shantazhit ka përfunduar në polici, pasi italiani i ka bërë një lojë që e ka futur në grackë.

I dëmtuari pasi bëri denoncim në polici, sqaroi se e kishte takuar shqiptaren në tetor të vitit 2015 në Bolzano, ndërsa pas disa takimesh, 21-vjeçarja i kishte kërkuar 100 mijë euro pasi në të kundërt do ta denonconte në polici për seks me të mitur si dhe do t’i paraqiste foto komprometuese autoriteteve. Pas kësaj, më 8 prill, nën vëzhgimin e policisë i shantazhuari takoi shqiptaren dhe i dha një shumë parash. Kartëmonedhat ishin fotokopjuar paraprakisht nga policia dhe kjo gjë çoi në arrestimin e saj.

Së bashku me 21-vjeçaren, po hetohet edhe partneri i saj me iniciale K.J., 26-vjeç, me të cilin ajo jetonte në hotele luksoze.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128