Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Helikopteri: Gjendet kutia e zeze, ja për çfarë po heton Prokuroria

$
0
0
donald
Nxirret kutia e zezë e Eurocopter EC 145, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit mbi liqenin e Shkodrës. Ndërkohë, ekspertët francezë të kompanisë Eurocopter, janë rikthyer mesditën e kësaj të shtune në vendin e ngjarjes.

Ekspertët e kompanisë Eurocopter, mbërritën në Tiranë mesditën e së premtes. Për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë së premtes, ata bënë vetëm kqyrjen e vendit te ngjarjes, verifikimin e pjesëve të nxjerra nga liqeni si dhe u informuan nga ushtarakët shqiptar lidhur me të dhënat që kishin grumbulluar.

Tre ditë pas aksidentit tragjik, gjatë të cilit humbën jetën dy pilotë, ndërsa një i tretë u dëmtua, prokuroria e Shkodrës regjistron procedimin penal për dyshimet se janë shkelur rregullat e fluturimit ajror dhe për lëvizje të trupave ushtarake pa të drejtë apo pa një shkak të ligjshëm.
Një burim zyrtar i tha Top Channel se këto vepra parashikohen në kodin ushtarak përkatësisht sipas neneve 83 dhe 48 te kodit ushtarak. Burimet shtuan se përsa kohë nuk dihet ende se përse helikopteri EC145 me ekuipazh dy dëshmorët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha dhe të mbijetuarin Gerald Baramuça është ngritur nga baza e Farkës, dyshimet e prokurorisë fokusohen tek këto dy vepra penale.

Gjithashtu, nuk dihet ende itenerari i saktë i helikopterit, megjithëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm menjëherë pas rrëzimit të helikopterit deklaroi se itenerari i helikopterit ka regjistruar si shkëputje nga baza në Farkë orën 12.10, ndërkohë që kontakti i fundit në fluturim ishte në orën 13.45 minuta të datës 6 prill.

Burimet shtuan se Prokuroia e Shkodrës ka përfshirë në hetime edhe prokurorine e kryeqytetit, të cilës i kërkohet të kryejë disa veprime hetimore, siç janë marrja e dokumentacionit në bazën ajrore të Farkës si edhe në qendrën e kontrollit të raportimit në Rinas.

Ndërkohë ende nuk është marrë në pyetje i mbijetuari Baramuça për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Megjithatë ushtria raporton se helikopteri u nis sipas një programi të planifikuar dhe të miratuar më parë për një fluturim stërvitor, por ende mbetet e paqartë dinamika se kush ishte piloti kryesor, përgjatë cilit korridor ajror fluturonte eurokopteri dhe cilat janë shkaqet e rrëzimit të tij. Prokuroria thotë nga ana e saj se për zbardhjen e dinamikës do të ndihmojë edhe kutia e zezë që pritet të merret nga ekspertët e kompanisë Eurocopter që i janë bashkuar kërkimeve për nxjerrjen e mbetjeve të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes nga ana e saj ka urdhëruar këtë të shtunë hetim administrativ të ngjarjes. Diten e aksidentit Top Channel raportoi se në futurimin e mëngjesit kur Eurocopter  EC 145 u ngrit nga Farka kishte raportuar vetëm për dy pilotë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images