Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Heikopterët vrasës i bleu Berisha, që të merrte fjalë të mira nga Franca

$
0
0

helikopteriKur Qeveria Berisha porosiste helikopterët pranë shoqërisë franceze Eurocopter, me siguri nuk e kishte menduar se kjo kontratë do të shënonte kaq shumë viktima. Në ato kohë Shqipërisë i duhej dashamirësia diplomatike e Francës për afrimin e saj me BE-në, dhe qeveria shqiptare kishte menduar se krushqia ishte më e sigurtë nëse vulosej me kontratën e blerjes së helikopterëve.
Jo vetëm opozita e kohës për arsye politike, por edhe specialistë të aviacionit nuk e mbështetën këtë blerje. Modeli i porositur, jo vetëm që ishte i madh për terrenin shqiptar, por edhe i panevojshëm për ushtrinë shqiptare, pasi njësitë e porositura në vetvete shërbenin vetëm si autobuzë transporti, dhe i mungonin shumë nga pajisjet që e bënin të përshtatshëm për skenarët luftarakë të së ardhmes, skenarë në të cilët ushtria e rikompozuar shqiptare nuk kishte arsye të merrte pjesë.
Gjithsesi arsyet politika fituan mbi arsyen racionale.
Në vitin 2012, ndërsa teknikët francezë të shoqërisë po bënin kolaudimet e fundit të ekzemplarit i cili ishte planifikuar të përdorej për transport personalitetesh, helikopteri u rrëzua në Alpet Franceze. Shkak i rrëzimi u deklarua se ishte prekja e një kablli elektrik nga aparati fluturues. 6 teknikë dhe pilotë të vdekur u regjistruan në atë aksident.
Pas kësaj, kishin ndodhur ndryshimet politike në Shqipëri dhe kishte fituar koalicioni i majtë. Ekipi i ri, duke dëgjuar edhe këshillat e specialistëve, bëri kërkesën pranë shoqërisë franceze që ekzemplari i aksidentuar, të zëvendësohej me dy prototipë të tjerë që në vlerë të ishin ekuivalentë me atë që humbi. Prototipët ishin më të mirë për konfigurimin e terrenit shqiptar dhe për misione shpëtim-kërkimi. Pikërisht një nga këta të dy, u rrëzua sot në Liqenin e Shkodrës, duke marrë jetën e dy pilotëve të tjerë, këtë rradhë shqiptarë.
A erdhi aksidenti për arsye keqdrejtimi, apo për një difekt të aparatit, këtë do ta nxjerrë ekspertiza. Por 33% probabilitet aksidenti në një mjet fluturues, është tepër i lartë për çfarëdolloj standarti. Ndaj nëse aksidenti ka ardhur për shkak të keqfunksionimit të aparateve, atëhere duhet parë seriozisht edhe njëherë siguria e mjeteve të produkteve Airbus Helikopters, siç quhet tani prodhuesi këtyre mjeteve./dritare.net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles