↧
Një krim ka ndodhur brenda një familje në Tiranë dhe shkak për këtë është bërë një divorc.
Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti aty ku djali Jurgen Kurti 23 vjeç ka vrarë me mjet prerës thikë babain e tij Artur Kurti 50 vjeç.
Të dhënat e para flasin se bashkëpunëtorë në këtë krim ka qenë edhe daja i autorit të krimit, Leonard Ristani i cili ka mbetur i plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat që kanë çuar në këtë krim të rëndë brenda familjes.
Bëhet e ditur se, 50 vjeçari ka qenë në proces divorci me bashkëshorten e tij.
Leonard Ristani është dërguar në spitalin e traumës, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.