Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Ja momenti i djegies së makinave nga Desara Mançellari

$
0
0
Kanë kaluar 9 minuta nga mesnata e 1 prillit…

Kjo kamera sigurie e një biznesi në Rrugën e Kokonozëve, në Tirane, filmon momentin kur Desara Mançellari niset drejt makinës së nënës së ish –të dashurit të saj.

Në pamjet e siguruara nga Televizioni Klan, ajo shfaqet me një çantë shpine ku kishte futur shishen e benzinës.

Është e veshur me një xhup me kapuç.

Qëndron e fshehur pas një makine tip Mercedes për të kontrolluar zonën. Dhe në pak sekonda 23-vjecarja i afrohet me hap të shpejte autoveturës tip “Audi” të familjes Papajani.

Pasi hedh benzinen, makina shpërthen në flakë.

momenti

Nga shpërthimi i menjëhershëm ajo rrezikon edhe veten. Por pasi u shpëton flakeve, largohet qetësisht.

Sapo shkon në shtëpi, sipas policisë, ajo i vendos të gjitha rrobat që mbante veshur në lavatriçe, për të zhdukur çdo gjurmë, pasi i mbanin era benzinë.

Policia ra në gjurmet e saj nëpërmjet këtyre pamjeve filmike. Pak orë pasi makina e nënës Filip Papajanit ishte shkurmbuar, së bashku me një rulotë të familjes së tij, ajo vihet në pranga.

Nga zjarri u preken edhe dy mjete të tjera.

Desara, e pyetur në polici, e pranoi autorësinë, me justifikimin se ish-i dashuri e kishte dhunuar dhe familjarët e saj e kishin fyer herë pas herë.

Ajo është shprehur se nuk ka patur si qëllim djegien e makinave të tjera, por vetëm Audin e nënës së Filipit, pasi besonte se ishte ajo që e kishte detyruar ish të dashurin të ndaheshin me pretendimin e diferencës së moshës dhe arsye të tjera.

cifti

Në bisedat  mes dy te rinjve në rrjetin social, Facebook, kuptohet insistimi i 21 vjecarit për t’u rilidhur, ndërsa Desara e akuzon se më 21 mars ai e kishte qëlluar me shuplakë.

Filipi i thotë se nuk mundet të jetojë pa të, ndërsa vajza i kërkon kohë për të marrë veten, duke i thëne se po luan mendsh, por duke i kujtuar se nuk i harron shuplakën që i kishte dhënë.

Desara Mancellari akuzohet për shkatërrim të pronës dhe rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg për krimin e kryer.

Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128