Një burrë dhe një grua kanë tentuar t’i japin fund jetës në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se në spital, në gjendje të rëndë janë dërguar një 43-vjeçar dhe një grua 30 vjeçe.
Gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr. 4, është vetëhelmuar, me detergjent rrobash 43-vjeçari me inicialet G. B., banues në Durrës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Po dje, këtë herë në fshatin Nikël, Krujë, në banesë, është gjetur e varur, me litar 30-vjeçarja me inicialet V. K., dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i kryerjes së veprës penale, litari.
Nga hetimet dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Për të dy rastet dosja i kaluar Prokurorive të Durrësit e Krujës për veprime të mëtejshme për akuzën “Shkaktimi i vetëvrasjes”.