Një fuoristradë ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dajtit në Tiranë, pranë traut hyrës të Parkut Kombëtar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, që janë transportuar për në spital./tv klan/