Sipërfaqja e gjelbër dhe ajo e ngurtë në sheshin “Skënderbej” do të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë. Ky është një prej detajeve që Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të zbulojë, sa i takon ndryshimit që i është bërë projektit belg për qendrën e Tiranës.
Erion Veliaj, Kryetaro i Bashkisë së Tiranës tha: “Ne do të mbjellim mbi 5000 pemë dhe 35 mijë lule. Kjo përfshin pastaj edhe shkurre dekorative dhe mbjellje që janë kryesisht nga pemë që rriten në Shqipëri dhe që nga kushtet klimaterike do të vazhdojnë të rriten për 35 – 40 vitet e ardhshme”.
Me herët, Veliaj ka treguar se në sheshin “Skënderbej”, do të vendosen gurë, drurë dhe bimë me origjinë nga e gjithë Shqipëria. Bashkia do të prezantojë projektin e plotë në 11 njësitë administrative, duke nisur nga fillimi i muajit që vjen, për të marë prej kryeqytetasve dakordësinë e tyre.
Pas projektit për sheshin “Skënderbej”, projekti më i madh ku do të investojë bashkia e Tiranës, do të jete ai për Laprakën.
Mbi 4 milionë dollarë do të mundësohen nga ky institucion në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, për rijetëzimin dhe urbanizimin e kësaj lagjeje.
“Për të bërë invsetime në të gjthë rrugët e brendshme të Laprakës,. Është investimi më i madh që ne po bëjmë në një nga njësitë e Tiarnës. FZHR aprovoi kërkesën e bashkisë së Tiranës që Lapraka të marrë investimin më të madh që ka marr në 25 vitet e fundit si lagje në Tiranë”, tha Veliaj.