Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja e ish-policit, kunati: Gruaja u bë me Jehovain, i mori dhe vajzat

$
0
0

ajetDetaje të reja kanë dalë për ish-policin që u vra ditën e mërkurë tek zona e ish-Bllokut, Ajet Zeqajn. Ky i fundit ka pasur probleme me gruan, por përjashtohet mundësia që shkak i vrasjes të jetë divorci apo xhelozia.

Kunati i Zeqajt, Astrit Llanaj, në shtëpinë e të cilit ishte nisur për të shkuar në momentin kur u vra, shprehet se vëllai i bashkëshortes së tij kishte tri javë që ishte kthyer nga Franca.

“Nuk mund të flas për problemet që mund të ketë pasur, apo për të cilat po heton Policia, pasi nuk jam fare në brendësi. Ai ishte kthyer para 3 javësh nga Franca, por nuk ishim takuar që të bisedonim”,- shprehet kunati i viktimës, për gazetën “Panorama”.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se, vazhdojnë hetimet në dy pistat kryesore të vrasjes, atë për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe të borxheve që u kishte disa personave.

Kunati i Ajet Zeqajt tregoi dje se, vëllai i bashkëshortes së tij kishte tre vjet që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, Leonora, me të cilën ka tri vajza, 17, 15 dhe 13­vjeçare. Sipas tij, divorci nuk ishte bërë me kërkesën e të shoqes dhe as për shkak të zbulimit të ndonjë lidhjeje jashtëmartesore, të cilën ai nuk e komenton, por ishte kërkuar nga vetë kunati i tij.

Problemet mes çiftit kishin nisur për shkak se ish-bashkëshortja e tij i ishte bashkuar një sekti fetar, “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Madje kishte bindur edhe vajzat që të shkonin me të, duke i shkëputur në këtë formë nga i ati.

“E shoqja e Ajetit nuk ka qenë në Francë. Ajo është këtu në Tiranë, bashkë me vajzat. Para 3 vitesh ata janë divorcuar me kërkesë të kunatit tim, pasi nisën të kishin probleme për shkak të fesë që ajo nisi të praktikonte.

Ajo shkonte nëpër shtëpitë e njerëzve duke shpërndarë fletëpalosje bashkë me vajzat. I shkëputi edhe nga i ati.

Ajeti i tha para se të bënte kërkesën për divorc, që në rast se do shkëputej nga feja, nuk do të ndahej nga ajo, pasi nuk donte të shkëputej nga vajzat. Por ajo nuk pranoi”,- shprehet kunati i viktimës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images