Policia Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me Task Forcën e Policisë Rrugore Tiranë, mbështetur nga F.N.SH. Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit ka operuar në territorin e Policisë Vendore Lezhë.
Kontrollet e ushtruara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të normave të Kodit Rrugor, si : tejkalim mbi normat e lejuara të shpejtësisë, ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.
Si rezultat gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë arritur këto rezultate :
Është arrestuar në flagrancë shtetasi E.M. për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht:
23 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar.
5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.
29 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Lezhë.
U vendosën 30 masa administrative për shkelje të ndryshme si mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
U bllokua 1 mjet për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu u arrestua shtetasi :
– A.L. 37 , vjeç për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në Lezhë u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë.
U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit.