Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Tiranë: Vrasje për hasmëri në Kashar, kapet autori

$
0
0

20160318065157Hasmëria vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. I tillë ishte edhe rasti i kësaj të premteje në periferi të Tiranës, në zonën e Kasharit, ku u ekzekutua me armë zjarri një 70-vjeçar pas konfliktit të nisur mes familjeve Xhaferri dhe Aluku për prishjen e një krushqie.

Krimi ka lidhje me një tjeter vrasje të ndodhur majin e vitit të kaluar, për të cilën Altin Aluku, djali i viktimës, është dënuar me 35 vite burg pasi vrau me kallashnikov Lutfi Xhaferrin, ish-vjehrrin e tij.

Mësohet se 52-vjeçari Bujar Xhaferri ka qëlluar 4 herë me pistoletë mbi Skënder Alukun, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas ka tentuar të largohet në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku edhe është arrestuar nga policia.

Në këtë mënyrë, Bujar Xhaferri ka marrë hak për vrasjen e vëllait, ngjarje ku mbeti e plagosur edhe kunata e tij. Familjet Xhaferri dhe Aluku banojnë pranë njëra-tjetrës në zonën e Kasharit, çka për policinë ka qenë një nga arsyet e nxitjes së krimit të rëndë.

Uniformat blu i druhen edhe vazhdimit të serisë së vrasjeve për krushqinë e prishur./TCh/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images