Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Korçë: Babë e birë rrahin nusen, dhëndri në pranga, vjehrri në kërkim

$
0
0

prangaNga specialistët e Seksionit për Krimet në Policinë e Korçës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Gentian Sinanasit, 31 vjeç, banues  në Moglicë-Korçë, si edhe u bë shpallja në kërkim e babait të tij, shtetasit Ç. Sinanasi, 72 vjeç, banues në Moglicë-Korçë.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se dje në banesën e tyre në fshatin Moglicë, dyshohet se për motive të dobëta, babë e bir, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj (nuses) R. S., 26 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale, “dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images