Gjykata e Tiranës do të vendosë më datën 29 mars lidhur me kërkesën e Nazime Vishës për amnisti.
Në seancën e sotme u dëgjuan pretendimet e prokurorisë, sipas së cilës e dënuara Nazime Visha nuk duhet të përfitojë nga amnistia.
Ndërsa në seancën e ardhshme në 29 mars do të dëgjohet pala mbrojtëse dhe do të shprehet gjykata me vendim.
Me kërkesën për të përfituar nga amnistia, Nazime Visha kërkon të ulë me 18 muaj pjesën e dënimit të saj të mbetur prej gati 3 vjet e gjysëm.
Nazime Visha është dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës në Krrabë të Tiranës./ABCNews