Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili qëlloi me grusht dhe sende të forta në fytyrë një efektiv të policisë. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut në mesnatë rreth orës 00:10 të ditës së sotme.
I arrestuari Aristotel Goga, drejtonte makinën tip “Mercedes-Benz” dhe u ndalua nga policia, pasi nuk iu bind urdhrit të mëparshëm që të mos kalonte në rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Në momentin që efektivi i policisë me iniciale E.GJ. po plotësonte gjobën ndaj 22-vjeçarit për shkeljen që kishte bërë, i riu doli nga makina dhe e qëlloi me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë dhe ndoqën 22-vjeçarin, i cili iu largua në këmbë drejt Librit Universitar uniformave blu. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës.
polici by lapsi-al