Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë Kasharit mesditën e sotme, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Makina ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, e për pasojë është përplasur edhe me një palmë në anë të autostradës.
Ende nuk ka një informacion për bilancin e aksidentit, por deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Video është dërguar nga lexuesit e Syri.net.