Seksioni për narkotikët në kryeqytet ka bërë të mundur arrestimin e tre personave gjatë ditës së sotme, të cilëve iu është gjetur një sasi e caktuar droge, e llojit kakinë.
Mes të arrestuarve dy janë shtetas kosovarë, Drilon A. 23 vjeç dhe Lorik A. 25 vjeç.
Mes të arrestuarve është edhe një shpërndarës në zonën e ish-Bllokut, Mariglen Aga, 33-vjeç, nga Tirana.
Gjatë arrestimeve u sekuestrua edhe një pushkë.