Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Rrëfimi i një babai: Denada më mashtroi vajzën, ajo tentoi vetvrasjen

$
0
0

denadaaaDenada Sadedini do të dalë para Gjykatës së Tiranë pasi akuzohet për mashtrimin e disa të rinjve të cilët aspironin karrierë në fushën e modelingut.

Denada Melania Sadedini prezantohej si producente dhe organizatore e “Miss&Mister Beauty Albania”.

Ajo pretendonte se “ka të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në shumë evente ndërkombëtare”.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas tre denoncimeve të ndryshme, ku të rinjtë deklaronin se i kishin paguar Sadedinit nga 2 500 deri në 4 000 euro për t’i dërguar në konkurse ndërkombëtare bukurie.

Rasti më tipik është nga një vajzë e cila i kishte paguar 2 500 euro Sadedinit.

Vajza me iniciale E.E., ka deklaruar në Policisë se pasi mësoi se kishte rënë pre e një mashtrimi ka tentuar të vrasë veten.

Babai i saj, A.E., i marrë në pyetje nga Policia ka deklaruar se, Denada Sadedini i kishte premtuar vajzës së tij E.E., se duhet të paguante.

Pasi ka marrë paratë, Denada është zhdukur dhe nuk e ka çuar në Kinë shtetasen E.E.. Në tetor A.E., e kuptoi se Denada e kishte mashtruar, pasi sipas tij ajo të njëjtjën gjë kishte bërë edhe me persona të tjerë.

Duke u gjendur para një mashtrimi dhe për shkak të gjendjes së krijuar nga mashtrimi i Denades, shtetesja E.E., ka tentuar që të vrasë veten.

Dy denoncime të tjera janë bërë gjatë muajit shkurt të këtij viti, përkatësisht më 12 dhe 15 shkurt. Sipas këtyre denoncimeve, Sadedini u kishte premtuar dy të rinjve se do t’i dërgonte në Kinë dhe Turqi por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë por vetëm u ka marrë paratë./Panorama.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128