“Arrest me burg” i caktoi masën e sigurisë Gjykata e Tiranës, 6 inspektorëve ndërtimore Urbnistik vendor të Bashkisë së Kamzës dhe dy efektivëve të policisë, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.
Gjyqtari Arben Mullaj, zhvilloi seancat gjyqësore ndaj të dyshuarve me dyer të mbylura, ku në përfundim të shqyrtimit pranoi kërkesën e prokurorisë dule i lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Për këtë vendim, nuk ishin dakord avokatët. Sipas tyre, nuk mund të procedohen penalisht të dyshuarit pasi ato ndërtime janë legalizuar dhe vetë kryeministri Edi Rama i ka dhënë tapitë.
Burimet I thanë ABC Neës se edhe vet të dyshuarit, brenda sallës së gjyqit, I kërkuan gjykatës të lirohen. Ata ndër të tjera pretenduan se për objektet të cilat janë proceduar penalisht, prokuroria ka vendosur të pushoj hetimet për pronarët e tyre për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”. Për këtë fakt, ata thanë se nuk mund të ndiqen penalisht inspektoprët dhe pronarët të mos procedohen për ndërtim të paligjshëm, duke akuzuar për qëndrime me dy standarte nga prokuroria e Tiranës.
Sipas akuzës, inspektorët Arjan Hoxhaj, Muhamed Korra, Petrit Jani, Afrim Deda, Murat Mena dhe Gazmir Marku kanë abuzuar me detyrën duke mos evidentuar në 86 raste në zonën e Kamzës ndërtimet e paligjshme. Ndërsa dy efektivët e policisë Qemal Sinaj dhe Fatmir Mulaj akuzohen se edhe pse kanë evidentuar pronarët e banesave për ndërtim të paligjshëm, materialet nuk i kanë dërguar në prokurori për vazhdim të hetimeve.
Disa nga inspektorët u panë që të përshëndesnin me dy gishta në hyrje të gjykatës, që është simboli i lirisë, i huazuar nga Partia Demokratike si markë e saj.