Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Atentati i Mbrostarit, Ermal Binjaku i trembej një hakmarrje të fisit Kastrati

$
0
0

denis kasaZbulohet të tjera detaje nga histori e hakmarrjes mes fiseve Kastrati dhe Binjaku në Fier. Viktima e fundit e kësaj hakmarrje ishte Granit Kasa, mbrëmjen e 8 janarit në Mbrostar.

Prokuroria e Fierit arriti të faktonte se organizatori dhe autori i asaj ngjarje eshte Ermal Binjaku.

Burime të rezervuara pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan se, Binjaku ishte vënë në dijeni se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastrati.

Për këtë arsye ai me ndihmën e arrestuarve Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi përgatiti përgatiti atenatin e Mbrostarit.

Në atë kohë 33-vjecari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar, ditë kur u prangos.

Prokuroria thotë se i ka të faktuara rolet e të gjithë persona të arrestuar. Florian Bushi siguronte informacion për lëvizjen e Klement Kastratit objektiv i sulmit, por që vetëm u  plagos në 8 janar.

Këto informacione i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa roli i Ylli Nezeraj është se ka ndihmuar Ermal Binjakut dhe Ilir Memushajn.

Makina e Memushajt ka qëndruar 3 ditë e parkuar në biznesin e Nazërajt.

Ndërsa natën e ngjarjes nga këqyrja e qelizave të teleonit të tij, ka rezultuar që ai të ketë qenë vetëm pak metra larg vendin ku mbeti i vdekur Granit Kasa dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti./TVKlan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images