Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shkodër, makina merr zvarrë kopenë me bagëti, 19 të ngordhura

$
0
0

19 krerë bagëti mbeten të ngordhura si pasojë e një aksidenti në fshatin Melgushë, pjesë e segmentit rrugor Shkodër-Kryebushat.

Automjeti tip Wolksvagen me targë AA 668 IY që po udhëtonte drejt Lezhës ka marrë zvarrë për disa metra gjënë e gjallë, duke lënë të ngordhura thuajse gjysmën e kopesë.

Fermeri po kthehej në shtëpi sëbashku me gjënë e gjallë dhe në momentin kur po kalonte segmentin rrugor nga njëri krah në tjetrin, automjeti i cili sipas hetimeve të para ka qënë duke lëvizur me shpejtësi ndikuar dhe nga errësira nuk ka parë kopenë, duke i marrë zvarrë.

Edhe pse ai ka tentuar të frenojë, mjeti nuk ka arritur të ndalet në kohë dhe goditja e fortë ka bërë që bagëtitë të ngordhin në vend.

Për disa minuta si pasojë e këtij aksidenti u bllokua edhe superstrada Shkodër–Lezhë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të bërë zhbllokimin e saj.

Uniformat blu nisen hetimet për shkaqet e këtij aksidenti duke marrë në pyetje fermerin dhe drejtuesin e automjetit, ku ky i fundit u shoqërua në komisariat deri në sqarimin e plotë të rrethanave./Ora

shkoder bagetite e ngordhurashkoder bagetite e ngordhura2shkoder bagetite e ngordhura3shkoder bagetite e ngordhura4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128