Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar sot, disa raste të zgjidhura në kryeqytet nga denoncimet e marra përmes aplikacionit Tirana Ime.
Mirëpo në një rast spikat një standard i dyfishtë i përdorur nga ana e punonjësve të policisë bashkiake.
Disa makinave që bashkia pretendon se kanë parkuar në zona ku nuk lejohet, iu është vënë ganxha bllokuese.
Vetëm se, makinave të “thjeshta” iu është publikuar edhe targa, dnërkohë që për një Range Rover luksoz është treguar respekt i madh i privatësisë, duke ia mbuluar targën me njollë të zezë.
“#TiranaIme: Fuqia qytetare në veprim”, – shkruan Veliaj.