Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

As Rama e Basha nuk guxuan, Veliaj ndërtim brenda parkut të Liqenit

$
0
0

Ka kaluar pa bërë shumë bujë dhe nuk është reklamuar si zakonisht nga postimet e shumta të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Facebook, i cili publikon çdo aktivitet, që nga rregullimi i poçave, e deri të zëvendësimi i kapakëve të pusetave në kryeqytet.

Nga një denoncim i bërë në Facebook nga APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy, dallohet një project që deri diku mund të konsiderohet si surprizë, pasi për të nuk ishte dëgjuar të flitej më parë.

“As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit.

Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet.

Basha hapi disa gropa për sheshe pallatesh përballë digës (aktualisht janë lënë pezull), por nuk guxoi të hynte brenda në Park.

Erion Veliaj ia u ka kaluar që të dyve.

Me një projekt gjoja per te bere një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”.

Nuk ka patur ende ndonjë reagim qytetar për këtë projekt, edhe pse tiranasit e shumtë e kanë çdo ditë para syve rrethimin që ka pak që ka mbirë” – ka qenë komenti i OJQ-së.

Ndërkohë, janë parë lëvizje dhe ndërtime në përmasa edhe më të mëdha, po brenda liqenit, në zonën nga ku u larguan romët e pastrehë, me argumentin se aty do të ndërtohet një park lojërash ëpr fëmijë, pasi zonës i mungon një par i tillë.

Ky argument nuk qëndron, sepse një park relativisht lojërash ndodhet pohtë digës së Liqenit.

Por me sa duket dëshira për t’i dhënë dikujt mundësinë e shfrytëzimit të një parku tjetër në pozita më të favorfshme brenda parkut të liqenit ka mbizotëruar.

Një ditë më parë Ervin Salianji u emërua koordinator i Aksionit Qytetar brenda PD-së.

Ndoshta mund të ishte rast i mirë, që ta niste aksionin e tij me një betejë kundër prirjes për të ndërtuar brenda në Liqen, duke ndalur babëzinë e betonit dhe duke fituar admirimin e kryeqytetasve.

parku6 parku4 Parku3 parku2 Parku1 Parku


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles