Fillimisht janë konsideruar si të shtëna me armë të cilat janë raportuar rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Shkodrës në lagjen e njohur si “Qafë Hardhi”.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa paraprakisht burimet kanë thënë se, nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkaq detaje të reja janë zbuluar. Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë shtëpisë së prokurorit Vat Staka.
Ndërkaq, bashkëshortja e prokurorit Staka është drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër.
Por çfarë ndodhi realisht?
Shkodra është tronditur mbrëmjen e së premtes nga të shtënat e armëve të zjarrit. Nga informacionet paraprake mësohet se dy grupe janë konfliktuar me armë zjarri në lagjen “Qafë Bardhi”.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe tha se nuk ka persona të lënduar, por janë gjetur shumë gëzhoja.
Burime nga policia thanë se, kanë qenë persona në dy makina që kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit.