Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Dronë dhe Aprilia: Ja si do t’i gjëmojë policia kriminelët

$
0
0

Policia e Shtetit ka prezantuar sot motorët e rinj të policisë në një aktivitet tek sheshi “Nënë Tereza”, ku edhe janë demonstruar nga patrulla “Shqiponja”.

Në aktivitet ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Motorët e shpejtë të markës së njohur italiane “Aprilia” me siguri mund të shërbejnë për të bërë gjëmime të kriminelëve, që largohen nga vendi i kirmit me mjete të sofistikuara.

Më pak fjalë policia italiane për këto raste përdor Lamborghini, kurse ajo shqiptare tashmë do të ketë motorë “Aprilia”.

Në ndihmë të policisë në raste të tilla do të vijnë edhe dronët nga ajri dhe një i tillë është ngritur sot pikërisht mbi Sheshin Nënë Tereza, ku shfaqi forcën policia jonë dhe sikurse shihet nga fotot e LSA.

Shpresojmë që me këtë arsenal të përditësuar të policisë shqiptare, vrasje të tmerrshme si ajo e sipërmarrësit të njohur Artan Santo, që e gjeti krejt të papërgatitur dhe joefikase policinë, të mos ndodhin më kurrë.

Aprilia Policia1 aprilia2 Tahiri Motoret Tahiri1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128