Dekorimi i hyrjes së Tiranës me qindra pemë palmash tepër të kushtueshme shkaktoi mjaft debat në momentin kur ato u mbollën nga qeveria Rama, duke u konsideruar si një luks i panevojshëm.
Për me tepër, autostrada vazhdoi të kishte mjaft aksidente në hyrje të kryeqytetit aq sa palmat desh u kthyen në një mallkim të vërtetë.
Por dashuaria e të majtëve për palmat nuk është dnalur me kaq, sepse tashmë ato janë mbjellë edhe te diga e Liqenit në Tiranë nga bashkia.
Por ndryshe nga autostrada ku ato janë mbjellë në dhe, te diga, ato janë mbjellë në disa vazo të stërmëdha betoni, duke i bërë të shmtuara estetikisht dhe me të kushtueshme
Erion Veliaj nuk ngurroi t’i publikonte fotot e palmave si një arritje e radhës.
Por po të kalosh në Shëtitoren Lasgush Poradeci, ku janë vënë stola, palma te betonizuara dhe shtylla ndriçmi, do të vesh re që ndërkohë pllakat e totuarit janë tërësisht të shkatërruara.
Ndaj, përpara reklamimeve të tilla, do të ishte mirë që punët më parë të çoheshin deri në fund.
Por me sa duket tenderat për rregullim dhe mirëmbajtje pllakash nuk janë aq të volitshme sa ato për shitje palmash dhe betoni.