Policia franceze ka arrestuar shqiptarin Erion Demaj, 30 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2013, pasi akuzohet për tentativë vrasje të bashkomasit të tij, Misard Ganoshi, 23 vjeç.
Konflikti mes dy shqiptarëve ka ndodhur më 9 qershor 2013 në një diskotekë në Cervias, Itali.
Erion Demaj bashkë me të vëllain e tij tentuan të vrisnin 23-vjeçarin Misard Ganoshi, por fatmirësisht ai shpëtoi.
Shkak i konfliktit ishte ngacmimi i një femre. Pas ngjarjes autorët u larguan nga Italia për në Shqipëri. Në liri vazhdon të jetë Emanuel Rrapi, i cili është dënuar në mungesë me 9 vjet heqje lirie.