Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Kush e sfidon shtetin? Llalla e Basha flasin për ‘Durrësin’

$
0
0

llallaPak ditë pasi u përplas publikisht me Ministrin e Brendshëm, kryeprokurori Adriatik Llalla bëri një deklaratë të fortë nga qyteti i Durrësit.

Gjatë analizës së Prokurorisë së Durrësit, Elbasanit, e Kavajës, Llalla u ndal veçanërisht në ngjarjet e ndodhura në qytetin e Durrësit, kur përmendi këtë lloj arsye se përse këto krime po ndodhin.

“Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”, tha Llalla.

Llalla shton se duhet të zbulohen motivet e vrasjeve dhe përplasjeve të tjera me pasoja të rënda.

Kjo është deklarata që kryeprokurori bëri para prokurorëve, ndërkohë që në njoftimin e shpërndarë nga prokuroria, është vendosur një paragraf, sipas të cilit Llalla ka deklaruar se “janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po përpiqen hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”.

Gjithashtu, vetëm në njoftim thuhet se prokurori Llalla deklaroi se: “Prokuroria e Përgjithshme e kupton mësë miri se kjo është një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur”.

Qyteti Durrësit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Në fund të vitit 2015, dy të rinj, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj u vranë sapo dolën nga një kafene. Pak ditë më vonë, shtetasi Gazmend Çollaku u rrëmbye nga disa persona me uniforma policie e më pas u gjet i vrarë në një fshat të Krujës. Të dyja këto ngjarje, u tha nga Policia e Shtetit se kishin ndodhur për shkaqe që lidheshin me drogën.

“Kërkohet prej jush një impenjim më i madh në evidentimin e interesave pasurore të personave të dyshuar si anëtarë të këtyre grupeve kriminale. Prokuroria e Përgjithshme e kupton më së miri se kjo është një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur”, ka thënë ai.

Pikërisht për krimin që vjen e lidhet në Durrës foli sot edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Shembull ilustrues i fuqisë së bandave dhe i degradimit të skajshëm të kësaj qeverisje për këtë shkak është emërimi në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave të njëfarë Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej disa javësh ky person dhe përmes këtij personi, klani kriminal që e ka promovuar, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Pra, ka në dorë çdo lehtësi për trafiqet e drogës, të armëve dhe çfarëdolloj tarfiku dhe kontrabande tjetër.

Nuk është fare rastësi që pas këtij emërimi padroni i Saimir Tahirit, Emiliano Shullazi u fut, jo doli por u fut nga pika e kalimit kufitar në Durrës me një mjet të blinduar, që as nuk u ndalua, as nuk u kontrollua.

Pasi ne e denoncuam këtë fakt Edi Rama vuri në punë gjithë shtetin dhe prodhoi një dokument, që në fakt vërteton denoncimin tonë, prodhoi dokumentin e daljes së Audit Q7 por jo hyrjes së makinës së blinduar dhe me këtë mashtrim, Edi Rama rikonfirmoi edhe një herë para qytetarëve, para opozitës, para partnerëve tanë zyrtarisht lidhjen e tij me Emiliano Shullazin dhe Shullazët e tjerë të krimit.

Dhe sa herë kapet me presh në duar, Nastradini hesht. Ka dy ditë që hesht,” tha Basha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles