Zjarrfikësit që morën pjesë në shuarjen e flakëve që ranë mbrëmjen e djeshme tek pallati në Unazë të Re, kanë treguar gjatë ditës së sotme, momentet e operacionit të tyre dhe se si nuk arritën që të shpëtonin fëmijën 4-vjeçar.
Kjo është bombola e cila, sipas ekspertëve, dyshohet të jetë bërë shkak për zjarrin që shkaktoi një të vdekur në apartamentin e katit të shtatë, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Sipas ekspertizës paraprake, zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga tubi i bombulës që ndodhej në pjesën e ballkonit të përshtatur për kuzhinë.
Dy prej policëve të Shërbimit Zjarrëfikës të lënduar, që ishin në vendgjarje, rrëfejnë përpjekjet e pashpresa për të shpëtuar fëmijën dhe për evakuuimin e banorëve.
Në zjarrin e të martës humbi jetën fëmija katër vjeçar i familjes Nezha, ndërsa dy bashkëshortët dhe vajza 7 muajshe arritën t’i mbijetonin flakëve.