Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Droga në autobusin e FRESSH, arrest me burg për shoferin dhe dy guidat

$
0
0

drogaGjykata e Edirnesë në Turqi ka vendosur masën e arrestit me burg për tre shqiptarë, pas drogës që u gjet në autobusin ku udhëtonin disa anëtarë të forumit rinor socialist.

Masa arresti me burg është vendosur për shoferin Gëzim Elmazi, dy guidat Shkëlqim Domi dhe Ervis Hyseni. Të arrestuarit e tjerë janë lënë të lirë, pa asnjë lloj detyrimi ligjor, raporton Top Channel.

Droga u gjet të premten në autobusin e një linje shqiptare udhëtimi, në kufirin greko-turk. Ngjarja krijoi debate politike në Tiranë, pasi në autobusin e linjës turistike udhëtonin dhe disa anëtarë të FRESSH.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles