Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Babai që vrau të bijën 17 – vjeçare, pendohet në polici

$
0
0

kujtimKujtim Ibraj, 57–vjeçari i cili goditi për vdekje me thikë vajzën e tij 17–vjeçare Elidona dhe plagosi vajzën tjetër, 22–vjeçaren Esmeralda, është shfaqur i penduar për veprimin e kryer.

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ai ka thënë se ishte në gjendje të dehur dhe nuk donte kurrsesi të qëllonte vajzat e tij.

17–vjeçarja Elidona Ibraj, kjo që shihni në foto, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa motra e saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, pasi Kujtim Ibraj, me origjinë nga Puka, në gjendje të dehur u konfliktua me vajzat për motive banale.

Ai i goditi vajzat disa herë më thikë, duke i marrë jetën 17–vjeçares./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128