Policia e Durrësit arrestoi një 33 – vjeçar si autor të rrëmbimit dhe të vrasjes së Gazmend Collakut, 3 javë më parë.
Denis Shtraza 33 vjeç, banues në Durrës, ky që po shihni në këto foto, u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, në Rinas duke tentuar të largohej nga Shqipëria.
Policia thotë se ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshën në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal, që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit.
Sipas policisë, ai është një prej 4 personave që më 6 Janar, në lagjen Nr.1 në Durrës, të veshur me jelekë dhe mbishkrimin”Policia”, e morën forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.
Denis Shtraza është emër i njohur për policinë. Ai u pagos në një atentat të ndodhur më 5 shkurt të vitit 2013 pranë Fabrikës së Cigareve në Durrës.
Bashkë me të gjendej Elvis Tafaruci, i cili u vra në maj të vitit 2013 pranë Shkëmbit të Kavajës.
Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se Shtraza njihet si mik i Ervin Kodrës, i cili mbeti i vrarë në atentatin e 20 dhjetorit të vitit të kaluar pranë Torrës, në Durrës.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Policia bëri me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./Tv Klan