Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

“Hamshori” 58-vjeçar nga Vlora tenton të përdhunojë 70-vjeçaren

$
0
0

prangaNgjarjet kriminale në fushën e krimeve seksuale janë kthyer në një shqetësim serioz për Policinë e Shtetit. Thuasje çdo ditë uniformat blu raportojnë për proçedime penale ndaj personave që abuzojnë seksualisht.

Por, mes rasteve të proçeduara, nuk mungojnë as ato që kanë habitur edhe vet efektivët e forcave të rendit.

Një krim i rrallë është shënuar në fshatin Zvërrnec në Vlorë.

Një 58-vjeçar, pasi ka hyrë me forcë në shtëpinë e një të moshuare 70-vjeçare, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me me dhunë me të.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Fotaq Gori me banim në Vlorë. Sipas policisë, ai hyri në banesën e 70-vjeçares me inicialet L.S. në fshatin Zvërrnec.

Pas të bërtiturave të gruas së moshuar, 58 vjeçari u largua, por u prangos nga policia./Javanews.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles