Të gjitha makinat dhe automjetet e policisë shqiptare do të jenë të mbikëqyrura përmes GPS-it, pajisje që monitoron të gjitha lëvizjet.
Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan sot se tenderi është hapur para disa ditësh, më 22 Janar 2016 nga Ministria e Brendshme, dhe projekti do të jetë 4-vjeçar e do të ketë një vlerë 137 milionë Lekë të vjetra.
Përmes pajisjes GPS, zyrat qëndrore të policisë do të kenë dijeni për vendndodhjen e çdo patrulle që është në shërbim.
Po kështu, edhe efektivët do të jenë nën mbikqyrje nëse janë në krye të detyrës apo janë larguar nga vendi ku duhet të jenë dhe kanë shkuar në ndonjë kafe, arsyeton Ministria e Brendshme për këtë projekt.