Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka paraqitur sot albumin fotografik, nga punimet për rehabilitimin infrastrukturor në një lagje të njësisë numër dy në kryeqytet.
“Një tjetër ditë për punë të mira në Tiranën tonë. Çdo mëngjes një tjetër lagje nis e rregullohet me rrugë e trotutare, do vazhdojmë kështu çdo ditë”, – shkruante Veliaj dhe paraqiste fotot e mëposhtme, të bëra pranë Tregut Elektrik.