Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

I akuzuari për tritolin ndaj babait të ministrit Tahiri, ekstradohet Baftjar Bruka

$
0
0

vladimir gjuta - baftjar brukaNga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Stockholmi/Suedi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Baftjar BRUKA, lindur më 20.06.1991 në Kukës.

Shtetasi Baftjar BRUKA, është shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr.80, datë 25.02.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale si:

“Vepra për qëllime terroriste“, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal“, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal“, parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet dënimi maksimal “Burgim i përjetshëm“.

Shtetasi Baftjar BRUKA dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10.02.2015 në Tiranë, kundër farmacisë në pronësi të shtetasit me Bashkim Tahiri si dhe pranë urës “Vasil Shanto“, tek stacioni i autobuzit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stockholmin/Suedi, u bë i mundur arrestimi i tij në Suedi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles