Policia e Tiranës i ka konsideruar si një valë arrestimesh ato të realizuara nga e sektorit të narkotikëve dhe trafiqeve të drejtorisë së policisë në kryeqytet.
13 persona janë arrestuar të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike ndërsa të tjerë për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Operacioni ishte koduar “ESKORT” pasi një grup u godit që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucion në qytetet Tiranë dhe Elbasan.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Silvana Nexhipi, Ambra Isaku, Xheje Dunga, Franko Dervishi, Eglantin Kapo, Selçuk Kaya (shtetas turk), Mehmet Ozgunoglu (shtetas turk), E.Y dhe E.B.
Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur më herët nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Jace dhe Kevis Abazaj, si dhe u sekuestruan 2 kg lënde narkotike e dyshuar kanabis, 16 doza heroine 10 telefona celularë 3 automjete. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.