Besmir Qibini nga sot është emëruar Zv.drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post që më parë e mbante Zamir Shtylla. Qibini aktualisht mbante postin e Zv.drejtorit të Policisë së Tiranës.
Në këtë post ai do të zëvendësohet nga i komanduari përkohësisht Dimitraq Ziu.
Qibini ka mbajtur më parë dhe postin e shefit të qarkullimit rrugor në kryeqytet.
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Zamir Shtylla, u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi blic që kreu i qeverisë bëri në këtë drejtori.