Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, rreth orës 21:40, në lagjen “Rilindja”, ku viktimë mbeti Andrea Billa i njohur edhe me emrin Agim Meli.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, Billa, që njihen me disa emra në fakt, kishte mbërritur nga Spanja në Vlorë për të kaluar pushimet e fundvitit.
Por siç duket personat me të cilët ai ka pasur hesape të hapura kanë mësuar vendndodhjen e tij dhe e kanë ndjekur. Ai është qëlluar me 4 plumba pistolete “TT”, sapo ka zbritur nga makina e tij “Ford” fuoristradë me targa “AA 330 AB”.
36-vjeçari Billa, i martuar me tre fëmijë, u vra pranë pallatit ku banon në lagjen “Rilindja”, pasi më parë kishte ndaluar në një dyqan aty pranë. Billa, i cili njihet dhe me emrin Agim Meli, ka marrë një plumb në kokë, i cili ka rezultuar fatal për jetën e tij.
I riu sapo ishte kryen në Shqipëri para festave të fundvitit për të kaluar pushime, pasi jeton në Spanjë. Banorët thonë se, ata kanë dëgjuar vetëm krisma të mbytura të ngjashme me ato të fishekzjarrëve.
Ndërsa policia, e cila nuk ka ende asnjë të dyshuar ka shoqëruar disa persona.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.