Kronikat e lajmeve kanë përcjellë sot rastin e 4 personave të veshur me uniforma policie që kanë marrë peng me forcë një 40-vjeçar në lagjen nr 1 të Durrësit.
Ai është Gaz Çollaku (në foto) i njohur nga policia si kontingjent krimi.
Sipas Lapsi.al Çollaku është goditur me një shkop bejsbolli sapo ka dalë nga një lokal.
Ai ka kundërshtuar, por personat në fjalë e kanë goditur sërish dhe e kanë marrë me vetë në një makinë tip audi me targa gjermane.
Lapsi shkruan se ishin dëshmitarët ata që lajmëruan policinë.
Çollaku ka qenë i akuzuar përpara pak kohësh për një plagosje ndërsa në policinë e Durrësit thonë se është mbajtur nën vëzhgim për pak kohë pasi dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës.