Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Masa për rritjen e sigurisë, policia: Arrestuam 24 persona në 12 orë

$
0
0

policia-kontrolle-naten-1-700x421Policia e Shtetit ka arrestuar 24 persona në të gjithë vendin për 12 orë në kuadër të masave të përforcuara ditën e djeshme, për rritjen e sigurisë në vend pas bilancit tragjik të ditëve të para vitit 2016.

Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 4 persona janë prangosur për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Kurse 5 të tjerë janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur.

“Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara, duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe i atyre të frekuentuar nga persona me precedentë penalë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me arme pa leje, parandalimin e aksidenteve rrugore duke goditur çdo shkelje në këtë drejtim”,- thotë policia.

Policia2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ja njoftimi i policisë:

Policia  e Shtetit  gjate 12 oreve te fundit eshte angazhaur totalisht ne kontrolle, per persona ne kerkim, persona me precedent dhe me arme ,verifikim dhe ndjekje e konflikteve, te dhunes ne familje ,monitorim dhe ndalim te shkelesve te pol rrugore etj.
Gjate ketyre 12 oreve te fundit jane kapur ndaluar dhe arrestuar ne gjithe vendin 24 persona per vepra te ndryshme dhe konkretisht:
Gjate 12 oreve te fundit jane kapur dhe ndaluar 10 persona  ne kerkim per vepra te ndryshme.
Jane arrestuar ne flagrance 5 persona per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.
Gjithashtu jane arrestuar per dhune ne familje e armbajtie pa leje 4 persona.
Si dhe jane kapur dhe arrestuar ne  flagrance duke vjedhur 5 persona.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128